Kompania e madhe e basteve zbulon kuotat për takimin Liverpool – Villarreal

Sonte do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja tjetër e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Pas super-ndeshjes Man City – Real Madrid (4:3), sonte luhet ndeshja tjetër mes Liverpoolit dhe Villarealit.

Liverpooli që është në një ecuri dhe formë fenomenale synon sonte fitoren me patjetër. Nga ana tjetër, Villareali që ka eliminuar Juventusin dhe Bayern Munichun këtë edicion, synon befasinë në “Anfield”.

Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” e llogaritë favorit të madh Liverpoolin për të triumfuar kundër “nëndetëses së verdhë”.

Kuota për fitoren e Liverpoolit është 1.30, barazimi 5.50, ndërsa për triumfin e spanjollëve kuota është 10.00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *