Komisioni hedh poshtë gjyqtarin Çaka dhe VAR-in, i heq kartonin e kuq Januzit

Komisioni i Gjyqtarëve Profesional me në krye Përparim Hasanin kanë pranuar ankesën e KF Dukagjinit për t’ia hequr kartonin e kuq futbollistit, Ahmed Januzi të pranuar në duelin e xhiros së 10-të ndaj Ballkani.

Sfida në fjalë e zhvilluar në Klinë përfundoi me rezultat 0:0.

Gjyqtar kryesor në këtë ndeshje ishte Mervan Bejtullahu, kurse Dardan Çaka në VAR, shkruan Zeri.

Gjithsesi, në këtë rast Komisioni nuk ka patur të drejt që ta heq kartonin për faktin se vendimet e VAR-it nuk kthehen prapa.

Bazuar në rregullore, lojtari që ndëshkohet me të kuq, automatikisht pushon dy ndeshje.

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë me këtë rast do të mund të aktivizohet në ndeshjen e xhiros së 12-të në Superligë ndaj Gjilanit pasi që një ndeshje mos lojë e ka shlyer duke mos u aktivizuar ndaj Drenicës në fundjavë

Januzi në këtë edicion u ndëshkua dy herë me kartonë të kuq, në të dyja rastet ndaj Gjilanit.

Ahmed Januzi në këtë edicion është një ndër lojtarët kyç te Dukagjini duke i realizuar edhe dy gola në katër ndeshje të zhvilluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *