Fitore të madhe në ndeshjen e parë për Sevillën kundër Barcelonës.
Skuadra e Julian Lopetegui e mposhti 2-0 Barçën dhe është me një këmbë në finale të Copa del Rey.
Të gjithë sot po flasin për paraqitjen e dobët të mbrojtësit, Samuel Umtiti, të cilin e fajësojnë për të dy golat e pranuar nga ana e Barcelonës.
Koundé, që shënoi njërin prej golave për Sevillën, e turpëroi më së shumti Umtitin para se ta dërgojë topin në rrjetë.
Sido që të jetë, Umtiti ka në krah njeriun e duhur për të dalë nga kjo situatë, Ronald Koeman.
“Lamë shumë hapësira në te goli i parë, jo vetëm në mbrojtje, por edhe në mesfushë. Derisa te goli i dytë, nuk punuam mirë për ta zënë kundërshtarin në ofsajd. Umtiti ishte i mirë në lojë. Ai bën gabime si gjithë të tjerët. Është pjesë e futbollit. Nuk është e drejt të fajësohet ai. Ne humbim dhe fitojmë të gjithë së bashku”, u shpreh Koeman.