Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se skuadra e tij do të duhet të jetë ‘afër përsosmërisë’ në mënyrë që të fitojë titullin e dytë radhazi në Ligën Premier.
Skuadra e Kloppit fitoi titullin në sezonin e fundit, duke fituar kurorën e parë të klubit në Ligën Premier me një diferencë prej 18 pikësh ndaj Manchester Cityt.
Gara për titull do të jetë shumë më e ngushtë këtë sezon me Reds aktualisht të katërtit, katër pikë prapa liderëve të Leicester City që ka luajtur një ndeshje më shumë.
Me disa ekipe që kërkojnë të jenë pretendentë të mirëfilltë të titullit, Klopp e di se skuadra e tij, aktualisht pa fitore në katër ndeshjet e fundit kampionale, nuk mund të përballojë shumë më shumë humbje dhe tregon çfarë duhet për të fituar.
“Duhet të jemi afër përsosmërisë, por përsosmëria varet nga situata”, ka thënë fillimisht Klopp kur u pyet se çfarë do të duhej për të fituar titullin.
“Nuk ka një sezon perfekt me 114 pikë, ka të bëjë thjesht me rrethanat, situatën dhe sasinë e ndeshjeve”.
“Ne duhet të jemi sa më perfekt dhe kjo është ajo që përpiqemi”, përfundoi trajneri i Liverpoolit. /Telegrafi/