A do të rikthehet Vedat Muriqi tek Fenerbahçe?

Duke parë se nuk ka shumë hapësira për të, Lazio po mendon që të huazojë Vedat Muriqin tek klubi nga erdhi në verën e kaluar.

Sipas asaj që citon “Corriere dello Sport”, kryeqytetasit do të huazojnë gjigantin kosovar tek klubi i madh i Stambollit.

Pronari i Fenerbahçes e ka përgënjeshtruar kategorikisht këtë lajm, por duke e lënë një mundësi të hapur: “Nëse do të kthehet në Turqi, ne jemi të parët që do t’a dëshirojmë.”

Kujtojmë se Vedat Muriqi u transferua në verë nga Fenerbahçe tek Lacio për një shifër prej 17,5 milionë eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *