Tashmë janë mbyllur edhe dy takimet e sotme që u zhvilluan në kuadër të javës së 16-të në elitën e futbollit vendor.
Arbëria mposhti Drenicën krejt në fund të takimit me rezultat 1-0.
Golin për të drejtuarit e Arbnor Morinës e shënoj Hysen Bytyqi në minutën e 88-të.
Kurse në Mitrovicë, Trepça ’89 triumfoi ndaj Gjilanit me rezultat të thellë, 3-0.
Arbnor Muja, Sie Bissmark dhe Rilind Nimani ishin heronjtë e ditës së sotme në ‘Riza Lushta’.
Pas kësaj fitore Arbëria me 20 pikë zë vendin e gjashtë në tabelë, kurse 89-shi i shtati po ashtu me 20 sosh.
Më poshtë gjeni renditjen aktuale të Superligës.