Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e rëndësishme ndaj Qipros, duke e ruajtur vendin e dytë në Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” triumfuan 5:1 ndaj qipriotëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Më meritori për këtë fitore ishte sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi që kontribuoi me dy gola dhe dy asistime.
Me këtë fitore, Kombëtarja kosovare e mbyll në pozitën e dytë grupin me nëntë pikë.
E para është Greqia që ka grumbulluar gjithsej 15 pikë. Qipro përkundër humbjes ngritet në pozitën e tretë me pesë pikë, ndërsa e fundit është Irlanda e Veriut me po aq pikë.
TABELA E GRUPIT: