Kilometrat e përshkruara në Serie A, garën e udhëheq Ylber Ramadani

Ylber Ramadani është edhe zyrtarisht i konfirmuar nga statistikat, “maratonomaku” i Serie A. “Transfermarkt.it”, shpërndau së fundmi lojtarët me mesataren më të lartë të kilometrave të përshkruara gjatë një 90-minutëshi deri në këtë pikë të sezonit në elitën e futbollit italian.

Mesfushori i kombëtares që aktivizohet me Leccen, është i pari me një mesatare prej 12.098 kilometrash në 30 ndeshje të luajtura. 28-vjeçari, lë pas në këtë renditje emra si Ferguson, një nga zbulimet e Bolognas së Thiago Mottas, apo edhe Cristanten e Romës e Locatellin e Juventus.

Në këtë sezon, Ramadani rezultoi si një nga lojtarët më të spikatur të Lecces duke u konsideruar si një prej titullarëve fiks të skuadrës. Së fundmi, mesfushori po kalon një infeksion, por që nuk do ta mbajë gjatë jashtë fushave të lojës me Ramadanin që me shumë mundësi do të rikthehet që këtë fundjavë në sfidën që Lecce luan ndaj Monzas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *