Khabib: Karriera e McGregor drejt fundit, nuk do të ketë një sukses të dytë

Conor McGregor po përpiqet të ringrihet pas humbjes që pësoi një muaj më parë ndaj Dustin Poirier në eventin UFC-257. Irlandezi po kërkon revanshin ndaj amerikanit, me shpresën që të rikthehet kampion bote në kafaz.

Conor dhe mjaft të tjerë synojnë titullin kampion bote në peshën e lehtë, titull që mbahet ende nga rusi Khabib Nurmagomedov edhe pse ky i fundit deklaroi tërheqjen nga kafazi.

Khabib, që ka konfirmuar se nuk do të duelojë më kurrë ndaj McGregor, tha: “Nuk mendoj se Conor do të rikthehet sërish kampion. Fati nuk të buzëqesh dy herë. Mendoj se karriera e tij është drejt fundit”.

“Conor nuk është si Real Madrid. Në një sport ekipor mund të ndodhë që të dominosh për të dytën herë, pir jo në UFC. Po flasim për një sport si artet marciale mikse, i vështirë dhe Conor është një njeri i vetëm”, tha Khabib Nurmagomedov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *