Vedat Muriqi është deklaruar i lumtur që pas një kohe të gjatë po rikthehet në fushë në fanellën e Kosovës.
25 vjeçari që tani vesh fanellën e Lazios, nuk regjistron paraqitje për Kosovën që nga tetori i vitit të kaluar, kur shënonte në fitoren e ‘Dardanëve’ përballë Malit të Zi në ‘Fadil Vokrri’.
Muriqi, mungoi edhe në ndeshjen e Play Off kundër Maqedonisë së Veriut, por do të jetë i gatshëm për tri ndeshjet e muajit nëntor.
“Jam i lumtur që, pas një kohe të gjatë, nesër do të jem në fushën e blertë. Gjithmonë, përballjet më të veçanta janë ato me Shqipërinë. Edhe pse zyrtarisht quhet “ndeshje miqësore”, ne e konsiderojmë ndeshje vëllazërore”, ka shkruar Muriqi në Facebook.