KB Prishtina bëhet me drejtor të ri sportiv

Skuadra e KB Prishtinës sot gjatë ditës ka emëruar drejtorin e ri sportiv.

Kampioni i shumëfishtë kosovar, si drejtor të ri e ka emëruar, Fidan Hamitin, ish-basketbollist dhe menaxher i suksesshëm në institucione të ndryshme.

Postimi i plotë i klubit kosovar:

NJOFTIM!
Sot bordi i klubit vendosi t’a emërojë Fidan Hamitin drejtor sportiv të klubit.
Fidani, ish-basketbollist dhe menaxher i suksesshëm në institucione të ndryshme, do t’i bashkangjitet ekipit dhe të përkujdeset për mbarëvajtjen e pjesës sportive të klubit në sfidat e radhës.
Fidanit i urojmë punë të mbarë dhe vazhdimin e sukseseve të klubit në të gjitha kompeticionet.

 

https://www.facebook.com/KBPrishtina/posts/4214909488520103

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *