“Katar 2022”: Portugalia nuk arrin më shumë se një pikë nga udhëtimi te Serbia

Serbia dhe Portugalia kanë luajtur baras në ndeshjen e rrethit të dytë në kuadër të Grupit A në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Rajko Mitic” në Beograd ka përfunduar me rezultatin 2-2.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë prej dy golave të portugezëve. Diogo Jota realizoi në minutat 11 dhe 36.

Por, vendasit arritën ta barazojnë rezultatin në 2-2, falë golave të shënuar nga Aleksandar Mitrovic dhe Filip Kostic.

Serbia dhe Portugali ndajnë dy pozitat e para në grup me nga katër pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *