Karim Benzema është dënuar me një vit burgim me kusht nga një gjykatë franceze të mërkurën, e cila e shpalli atë fajtor për bashkëpjesëmarrjen në tentim shtantazim ndaj ish-bashkëlojtarit të vet në Kombëtaren e Francës, Mathieu Valbuena, për një kasetë të seksit.
Po ashtu, sulmuesi i Real Madridit është gjobitur edhe me 75 mijë euro.
Benzema, i cili i kishte mohuar akuzat, nuk ishte në gjykatë kur u dha verdikti ndaj tij.
Ai do të luajë për Real Madridit kundër Sheriff Tiraspolit sot në mbrëmje në Ligën e Kampionëve.
Benzema ishte në mesin e pesë personave të akuzuar për tentim shantazh ndaj Valbuenas me një video të seksit të vjedhur nga telefoni i tij.
33-vjeçari u akuzua se ishte përfshirë në një plot për të nxjerrë para nga ish-bashkëlojtari i vet francez para një ndeshjeje miqësore kundër Armenisë në vitin 2015.
Shantazhuesit kishin kërcënuar ta publikonin një kasetë seksi ku dukej edhe Valbuena, nëse ky i fundit nuk paguan haraç. Dyshohet se Benzema e kishte nxitur Valbeunan ta paguante grupin e shtantazhuesve.
Por Valbuena e lajmëroi policinë në vend se të merrej vetë me shantazhuesit.
Benzema ishte përjashtuar nga Kombëtarja e Francës për pesë vjet kur dolën akuzat ndaj tij.
Por Franca e riktheu atë në folën e vet në maj të vitit 2021 dhe Benzema e përfaqësoi vendin në Euro 2020.