Kaos te Schalke, Mustafi dhe Kolasinac udhëhoqën revoltën e lojtarëve për shkarkimin e trajnerit

Schake është në fund të tabelës me vetëm nëntë pikë nga 23 ndeshje dhe janë nëntë pikë prapa Arminia Bielefeld, skuadër që është në vendin e play-off të rënies.

Të dielën Schalke shkarkoi trajnerin Christian Groos dhe asistentin e tij, Rainer Widmayer”, shkruhej në komunikatë.

Mirëpo, sipas gazetarit të ESPN, Derek Rael, thuhet se lojtarët e revoltuar të udhëhequr nga dy ish lojtarët e Arsenalit, Sead Kolasinac dhe Shkodran Mustafi ndikuan që klubi ta shkarkojë trajnerin dhe asistentin e tij.

Ndërsa, sa i përket trajnerit të ri, ende s’është caktuar, por Peter Knabl, trajner dhe drejtor i klubit së akademisë, do jetë në krye përkohësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *