Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.
Skuadra e Lirisë ka arritur ta regjistrojë vetëm fitoren e dytë të sezonit sot, pasi që e ka mposhtur me rezultat solid 2:0 Fushë Kosovën.
Golat e ndeshjes për Lirinë i shënuan Albo Gjumsi (minuta e 3’) dhe Ubong Ekpai (minuta e 30’).
Me pikët e reja, Liria ngjitet në kuotën e 14 pikëve në vendin e fundit, gjashtë sosh më pak se kundërshtari i sotëm, Fushë Kosova që zë vendin e nëntë me 20 pikë.
Ndërkaq, krahas kësaj ndeshj u zhvillua edhe përballja mes Feronikelit ’74 dhe Malishevës, ku kjo e fundit u befasua nga vendasit pasi u mposht 2:1.
Me pikët e reja, Feronikeli ’74 ngjitet në kuotën 34 pikëve në vendin e tetë, aq sa ka edhe Gjilani në vendin e shtatë.
Në anën tjetër, Malisheva renditet në vendin e katërt me 52 pikë.
Rezultatet finale:
Feronikeli ’74 2:1 Malisheva
Fushë Kosova 0:2 Liria