Kampionët e Botës sot luajnë në stadiumin që FFK po synon ta sjell në Kosovë

Stadiumi 974 ka “hyrë në histori” edhe para ndeshjes së tij të parë, sipas organizatorëve të Botërorit të Katarit. Ai do të presë këtë të shtunë (17:00) edhe ndeshjen Francë-Danimarkë, e vlefshme për ditën e dytë të raundit të parë të Kupës së Botës.

Ky stadium pas përfundimit të Kampionatit Botëror pritet të sillet në Kosovë, kjo pas një angazhimi të FFK-së dhe presidentit Agim Ademi me autoritetet e Katarit.

“Stade 974’, ku Franca përballet me Danimarkën në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të shtunën, do të mbahet mend dhe do të përmendet si “stadiumi i kontejnerëve”.

Struktura e tij përmban 974 kontejnerë transporti, ndërkohë që ky numër është gjithashtu kodi telefonik i Katarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *