Juventusi për rekord në Kupë, legjenda e Italisë “masakron” Interin: Ku shkon kështu?! A fitohet titulli me këtë lojë?

Finalja e njëzetë e Kupës së Italisë në historinë e saj për Juventusin, i cili falë 0-0 të kësaj mbrëmje kundër Interit dhe 2-1 të ndeshjes së parë në San Siro, mori biletën për aktin e fundit.

Në historinë e kompeticionit asnjë klub nuk ka arritur të bëjë më mirë, me bardhezinjtë që kërkojnë trofeun e katërmbëdhjetë.

Pas Juventus-Inter, i cili përfundoi 0-0, Marco Tardelli foli për dy skuadrat në fushë. “Interi nuk ka gjasa të fitojë kampionatin me këtë ritëm, edhe nëse mendoja se ishte favoriti i parë.

Conte do të duhet të rishikojë diçka. Shumë urime për Pirlo, sepse skuadra ka qenë në pritje të tij për të parë nëse mund të bëhet trajner. Dhe duket se po e bën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *