Juventus dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për t’i shkëmbyer futbollistët por jo ata të ekipit të parë.
Bëhet fjalë për lojtarët e rinj, më saktësisht Matheus Pereira (JUVENTUS) dhe Alejandro Marques (BARCELONA).
Këtë lajm e bënë të ditur “Goal Italia”, se dy klubet kanë arritur marrëveshjen.
Sulmuesi Marques do të jetë pjesë e Juventusit nga Barcelona B, kurse Pereira i cili është aktualisht i huazuar në Ligue 1 te Dijon do t’i bashkohet Barcelonës.