Ekspertët: Tifozët e flaktë të futbollit, në rrezik të madh nga sulmi në zemër

Sa shumë e lejojmë futbollin të ketë ndikim në jetën tonë varet se sa thellë jemi të përfshirë në të, por studimet e reja tregojnë se fansat e devotshëm janë në rrezik të dëmtimeve serioze.

Një studim nga Universiteti i Oxfordit tregon se tifozët besnikë të klubeve përjetojnë nivele të ndryshme intensiteti të stresit, duke parë ekipet e tyre sa që mund ta rrezikojnë veten të pësojnë sulm në zemër, raporton BBC-i.

Dr Martha Newson, studiuese në Qendrën për Studimin e Kohezionit Social në Oksford, tha: “Tifozët të cilët bashkohen fuqimisht me ekipin e tyre përjetojnë stresin më të madh kur shikojn një ndeshje.“

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *