Juventus pret 45 minuta, Napoli s’vjen, humbje në tavolinë

Mbrëmjen e së dielës ishte parashikuar të luhej supersfida mes Juventusit dhe Napolit, por kjo nuk ndodhi.

Skuadra e Napolit nuk udhëtoi drejt Torinos për shkak të 3 rasteve me Covid-19 në skuadër, 2 futbollistët Zielinski dhe Elmas dhe një anëtar i stafit teknik. ishte Agjencia rajonale e Shëndetësisë në Napoli që nuk lejoi udhëtimin e Napolit drejt Torinos duke detyruar skuadrën e Gattusos që të hyjë në karantinë. Ishte një ditë kaotike ajo që patën të dyja skuadrat për shkak të gjendjes së krijuar teksa pati edhe përplasje mes Lega Serie A dhe Napolit.

Lega gjatë kësaj dite doli me një komunikatë për shtyp ku theksonte se sfida duhej të luhej, ndërkohë që më vonë vetë presidenti i Ligës Aurelio De Laurentis iu drejtua këtij institucioni nëpërmjet një letre teksa theksonte se kjo përballje mes Juventusit dhe Napolit duhej shtyrë pasi skuadrën nuk e lejuan autoritetet shëndetësore që të udhëtonte në Torino.

Ndërkaq Juventus vijoi me programin e tij dhe ashtu sic e kishte paralajmëruar, në orën 20:45 zbriti në fushën e lojës për këtë përballje dhe bashkë me futbollistët bardhezinj ishte dhe klasa arbitrare e caktuar për të gjykuar këtë takim. Sipas rregullores së përcaktuar në raste të tilla, Napoli pritet të ndëshkohet me humbje në tavolinë me rezultatin 3-0 që me shumë mundësi skuadra e De Laurentis do ta apelojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *