Joshua pas humbjes: Usyk një “luftëtar dreqi”, duartrokisni për kampionin nga rrethanat në Ukrainë

Anthony Joshua u duk i revoltuar pas 12 rundeve kur u shpall fitues Oleksandr Usyk si kampion bote me pikë të gjyqtarëve.

Pas shpalljes së rezultatit final, Joshua u nis drejt dhomës së zhveshjeve kur u dëgjua t’i thotë Usykut se “nuk je i aftë, si më ke mposhtur?”, por më pas ai u qetësua dhe u ngjit përsëri në ring.

Pas ngjitjes në ring, Joshua mori mikrofonin dhe i kërkoi publikut që të duartrokasin për Usyk, ku më pas e lavdëroi atë për fitimin e titujve pavarësisht asaj nëpër të cilën po kalon Ukraina, teksa e quajti edhe si luftëtar të fortë e “luftëtar dreqi”.

“Po analizoja Ukrainën dhe të gjithë kampionët nga vendi juaj i mahnitshëm. Nuk kam qenë kurrë atje. Çfarë po ndodh atje, nuk e di, por nuk është mirë. Që Usyk të jetë kampion, në ato rrethana, ju lutëm duartrokitni”, tha Joshua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *