Jetësohet projekti që masivizon futbollin në çdo cep të Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), është duke punuar intesivisht në zhvillimin e lojës më të bukur në botë, futbollit.

FFK ka nisur projektin programi GRASSROOTS që ka për qëllim masivizimin e futbollit në çdo cep të Kosovës.

Ky mision, i cili startoi sot për grup-moshat tashmë ka nisur të jetësohet. Klasa e tretë (mosha 9-10 vjec) e Shkollës Fillorë në Perlepnice e Gjilanit, sot nga afër shijoj emocionet e këtij projekti që ka synim, masivizimin e futbollit në terë Kosovën.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi u shpreh shumë i lumtur që ka arritur që lojën e futbollit ta fus në gjitha shkollat e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *