Javën e parë të janarit hidhet firma në kontratë, Elseid Hysaj zgjedh skuadër të re

Elseid Hysaj duket se ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij. Koha e karantinës po i shërben më shumë për të kthjelluar më mirë mendimet dhe për të analizuar situatën në të cilën ndodhet. Çështja e rinovimit të tij po përflitet prej kohësh, por as besimi i shfaqur nga Xhenaro Gatuzo nuk e ka bindur të qendorjë në Napoli pas këtij sezoni.

Kontrata e mbrojtësit shkodran përfundon në verë dhe që nga qershori do të veshë tjetër fanellë. “Calcionapoli24.it” bën me dije se Hysaj ka rënë në marrëveshje parimisht me një tjetër klub të Serie A, ndërsa brenda 10 ditëve të para të janarit pritet të vijë edhe firma në kontratën e re. Emri i klubit të ri nuk bëhet ende i ditur, megjithëse kampionati nuk pritet të ndryshojë për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *