Januzaj e Sociedadi pësojnë goditje në garën për Ligën e Kampionëve

Shpresat e Real Sociedadit për t’u kthyer në Ligën e Kampionëve për herë të parë në shtatë vjetët e fundit, kanë pësuar një goditje tjetër të enjten mbrëma.

Skuadra ku luan Adnan Januzaj ka pësuar 2:0 nga Alavesi, në kuadër të xhiros së 29-të të La Ligas spanjolle.

Borja Sainz shënoi për 1:0, kurse Martin Aguirregabiria shënoi për 2:0 në finish të ndeshjes.

Tomas Piuna u përjashtua në minutën e 87-të te Alavesi, kurse Joseba Zaldua në minutën e 81-të te Real Sociedadi. Januzaj e zhvilloi gjithë ndeshjen, duke u vlerësuar me notën 7.

Skuadra e tij ka rënë në vend të gjashtë me 47 pikë. Gara për Champions megjithatë vazhdon të jetë e hapur, pasi dallimi në pikë i skuadrave është fare i vogël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *