Iu shënoi gol, por u ofendua gjithë ndeshjes. Joao Felix: Tifozët e Atleticos nuk dinë asgjë çfarë më ndodhi mua këtu

Fitore e rëndësishme jashtë fushe për Barcelonën. Në ndeshjen e vonë të së dielës në mbrëmje, skuadra e Xavit mundi 3-0 Atletico Madridin, i cili vetëm katër ditë më parë kishte eliminuar Interin nga Champions League.

Tri pikë të rëndësishme për Blaugranët, që vazhdojnë serinë e tyre pozitive dhe parakalojnë Girona në renditje, duke zënë vendin e dytë. Kësisoji, katalanasit afrohen me Real Madridin në distancën e 8 pikëve.

Joao Felix e zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë. Sulmuesi portugez, ende në pronësi të “Colchoneros”, mbërriti te Blaugranët në formë huazimi gjatë sesionit të merkatos së verës së kaluar. Nën komandën e Xavit, sulmuesi duket se ka gjetur besim më të madh, duke shënuar 9 gola dhe dhënë 5 asiste në 34 herët në të cilat luajti në të gjitha garat.

Tifozët e “Wanda Metropolitano” nuk e falin lëvizjen e tij drejt Barcelonës, ndaj e shanë lojtarin luzitan gjatë ndeshjes. Joao Felix e komentoi situatën për ESPN: “Tifozët e Atletico Madridit nuk e dinë se çfarë ndodhi gjatë kohës që isha këtu.

E përsëris, nuk e dinë se çfarë ndodhi me mua këtu. Unë i mirëkuptoj ata, por nuk e dini shkakun e largimit verën e kaluar. Marrëdhënia ime me lojtarët e Atlético Madridit është shumë e mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *