Drita u eleminua nga Feyenoord, pas një drame të vërtetë në Holandë.
Megjithatë, aventura e nënkampionëve të Kosovës në Conference League përfundon me kokën lartë, pas paraqitjes së jashtëzakonshme ndaj gjigantit holandez.
Pas barazimit 0-0 në Prishtinë, bardhekaltrit u mposhtën 3-2 në Rotterdam, duke pranuar gol në minutën e fundit të ndeshjes dhe duke e humbur epërsinë prej 1-2 të pjesës së parë.
Teksa rezultati ishte 2-2, Arbnor Muja lëshoi një rast ideal për ta rikthyer epërsinë e gjilanasve, por i vetëm para portës u tregua i pasaktë.
Pas ndeshjes ka reaguar vetë futbollisti, duke kërkuar falje për gabimin e bërë.
“Të dashur Intelektualë dhe ju sportdashës, faleminderit për përkrahjen e juaj në qdo moment, iu jam falenderues gjithë jetën, desha të ju kerkoj falje per rastin e humbur, por ne eleminohemi me kokën lartë, ju premtoj një gjë, ky është vetëm fillimi”. ka shkruar Muja.
Kujtojmë se transferi i ri i Dritë gjatë afatit kalimtar veror, kishte ndikim të madh në eleminimin e Deçiqit në raundin e parë të Ligës së Konferencës.