Ish-futbollisti i Dritës dhe Gjilani në stërvitje te Ballkani, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar (FOTO)

Ballkani po punon në heshtje për ta përforcuar ekipin.

Nën kampioni vjeshtor ka bërë ndryshime në shtabin teknik duke e afruar trajnerin nga Shqipëria, Blendi Shkëmbin.

Duket se Shkëmbi ka filluar t’i mbledh ish-lojtarët që kishte në radhët e veta te Liria.

Njëri nga ta është Arbër Shala, mbrojtësi i majtë që së fundmi ka shkëputur kontratën me Renovën.

Ish-mbrojtësi i Dritës dhe Gjilanit ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës në Antalya, raporton Gazeta Olle.

Ballkani ende nuk e ka zyrtarizuar mbrojtësin e majtë, por ai po ushtron me pjesën tjetër të ekipit.

Faqja zyrtare e klubit ka publikuar si duket gabimisht foton e Shalës, pasi mbrojtësin nga Rahoveci ende nuk e ka prezantuar me fanellë të klubit.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse Shala do të fitojë një kontratë nga klubi suharekas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *