Interi vjen me njoftimin e fundit për Christian Eriksen

Skuadra e Interit ka njoftuar se në këtë mëngjes Christian Eriksen shkoi në Qendrën e Trajnimit Suning në Appiano Gentile.

Mesfushori danez, u takua me gjithë stafin e pranishëm dhe se klubi ka njoftuar se ai është mirë dhe në gjendje të shkëlqyer psiko-fizike.

Në njoftimin e klubit poashtu thuhet se Eriksen do të ndjekë programin e rimëkëmbjes të propozuar nga mjekët danezë në Kopenhagë, të cilët do të koordinojnë të gjithë vijueshmërinë e tij klinike, duke mbajtur gjithmonë të informuar stafin mjekësor të klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *