Interi dhe Milani refuzuan transferimin e Ronaldos

Që Cristiano Ronaldo është duke kaluar nëpër një periudhë shumë të vështirë të karrierës së tij, kjo më nuk ka asnjë dyshim.

Ylli portugez tash e disa javë është duke kërkuar të largohet nga Manchester United, por fati i tij i keq është se asnjë skuadër e madhe evropiane nuk ka shprehur gatishmëri dhe interesim për shërbimet e tij.

Madje, sipas “Corriere dello Sport”, agjenti i tij, Jorge Mendes, nq fund të muajit qershor ka kontaktuar drejtuesit e dy klubeve italiane, Interin dhe Milanin për të parë mundësin e transferimit, por që të dy klubet ia kanë mbyllur dyert një operacioni eventual.

“Cristiano Ronaldo në javët e fundit ka qenë një mundësi për Interin dhe Milanin. Le të themi midis fundit të qershorit dhe fillimit të korrikut klubet morën një telefonatë nga Jorge Mendes, i etur për të testuar terrenin dhe për të parë nëse kishte mundësi për të rikthyer pesë herë Topin e Artë në Itali”, thuhet në këtë raport.

Ndryshe, Manchester United ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para të Premier Ligës në urdhrat e trajnerit Eric Ten Hag.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *