Inter vs Milani (Drejtpërdrejt)

Janë publikuar formacionet zyrtare në mes të Interit dhe Milanit, derbi ky i xhiros së 23-të të Serie A. Interi do të luftojë për titull me Juventusin, sidomos pas humbjes se kësaj të fundit nga Verona mbrëmë, kurse Milan do të luftojë për një vend që dërgon në garat e Europës për sezonin e ardhshëm

Dy skuadrat me rivalitetin më të madh në qytetin e Milanit do të përballën sonte në Guiseppe Meaza.

Të dy ato kanë objektiva të ndryshme. Derisa Interi është duke luftuar me Juventusin për titull të kampionit dhe me një fitore sonte do të rënditej në vendin e parë, Milan në anën tjetër po synon që të ngjitet sa më lart në tabelë që të jetë konkurruese për pozitat që dërgojnë në garat europiane sezonin e ardhshëm.

Kaltërzinjtë po kërkojnë lavdinë lokale pasi që me fitore do të barazohen me pikë me Juventusin në Serie A pasi që ata humbën kundrejt Veronës mbrëmë.

Fitorja është kruciale edhe për Milanin pasi që me të ata do të hynin në garë për pozitat e para në tabelë sidomos pa arritjes se Ibrahimovicit në janar.

Për këtë ndeshje Lautaro Martinez dhe Alessandro Bastoni janë të suspenduar nga Interi, kurse kuqezonjëve do t’ju mungojë Rade Krunic, por ata kanë mundësi të zgjedhin disa sulmues më të mirë në sulm.

Interi i ka fituar tri ndeshjet e fundit në Serie A, por nuk i kanë regjistruar katër fitore që nga viti 1983.

Dy klubet kanë 19 pikë dallim mes tyre, por nëse llogariten ndeshjet që janë luajtur në vitin 2020, Milani do të ishte në vendin e katër më 11 pikë pas Lazio më 14, Juventusit dhe Veronas më 12 dhe Interit që më 2020 ka fituar vetëm nëntë pikë.

Ashtu si është pritur sonte për Interin në sulm ka startuar Alexis Sanchez me Lukaku kurse sulmit të Milanit do ti pri Ibrahimovic me Ante Rebicin.

Linku 1 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 2 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 3 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 4 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 5 – Shiko ketu ndeshjen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *