Skuadra e Lazios me në krye Igli Taren, nuk e ka ndërmend të ndalet në këtë afat kalimtar.
Pas zyrtarizuan blerjen e Vedat Muriqit, drejtori i Lazios, Tare, nuk po mendon të ndalet më futbollistët shqiptar.
Tare ka nisur menjëherë bisedimet me Veronën për blerjen e shqiptarit, Marash Kumbulla.
20 milionë euro plus kartoni i André Andersonit është oferta që ka Tare në tavolinë.
Verona po kërkon më shumë para, por që Tare thuhet se është i vendosur për këtë blerje dhe pritet që të arrijë synimin e blerjes së një tjetër shqiptari.