Ibrahimovic tregon arsyen pse u mbushë me lot gjatë konferencës për shtyp

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në kombëtaren e Suedisë pas 5 viteve mungesë.

Lojtari është ftuar përsëri nga trajneri, Janne Andersson, për ndeshjet e marsit.

Suedia do të luajë ndaj Gjeorgjisë, Kosovës dhe Estonisë gjatë këtij muaji, ku edhe do të shohim rikthimin e Zlatan në kombëtare.

Gjatë një konferencë për shtyp, Zlatan u pa i përlotur, kur ai po tregonte se si i kishte lënë fëmijët e tij për t’u bashkuar me kombëtaren.

“Vicnent (djali i tij) qau kur unë u largova. Të luash për kombëtaren është gjëja më e madhe që mund të arrini. Unë po ndjeja brenda vetes se mund të kontriboj akoma për skuadrën dhe mund të ofrojë diçka”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *