Ibrahimovic-Milan, fundjava vendimtare e rinovimit. Zbulohen bonuset e çmendura!

Merkato e Milanit për momentin është e bllokuar pasi në fillim duhet zgjidhur çështja “Ibrahimovic” dhe rinovimi që ende nuk ka ardhur, por mbetet prioriteti kryesor.

Palët vazhdojnë të negociojnë prej kohësh dhe gjithnjë me një optimizëm të madh, por nënshkrimi ende nuk ka mbërritur. Akoma çështje ditësh, mbase orësh, sepse jemi në detaje dhe tymi i bardhë po afrohet gjithnjë e më shumë.

Siç shpjegon La Gazzetta dello Sport këtë mëngjes, puna e avokatëve të Milanit dhe lojtarit po vazhdon me shpejtësi dhe nuk përjashtohet mundësia që nënshkrimi i Ibrës në kontratën e tij të re të arrijë brenda kësaj fundjave.

Detajet e fundit që do të përcaktohen, padyshim kanë të bëjnë me aspektin ekonomik dhe në veçanti shpërblimet që do të përfshihen në marrëveshje: përveç shpërblimeve personale, të cilat do të lidhen për shembull numrin e paraqitjeve dhe golave, do të ketë edhe disa të lidhura me objektivat e skuadrës, siç është kualifikimi për Ligën e Kampionëve të radhës dhe fitorja e Europa League (secila duhet të sjellë 500,000 euro në xhepat e suedezit).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *