Hysaj zbulon diçka interesante për veten e tij

Elseid Hysaj nuk shquhet për një mbrojtjes shumë ofensiv dhe golat e tij janë me pikatore. Në fakt, janë aq të rrallë sa edhe vete mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka pranuar se as atij nuk i besohet kur dërgon topin në rrjetë.

“Goli? Detyra ime është një tjetër, mundohem sidomos të bëj të shënojnë të tjerët dhe kur dal në sulm, mundohem të hedh top të mirë në qendër. Them se kur kam fatin të shënoj, thuajse nuk më besohet. Sigurisht jam shumë i lumtur kur arrij të shënoj”, tha ai.

“Festimi im kur shënoj është gjithmonë i çuditshëm, nëse shënoj as nuk e besoj, duhet të kalojnë dy minuta para se të ndërgjegjësohem. Por unë kam besim në aftësitë e mia dhe në ‘Fantasy Football’: do ta rreshtoja gjithmonë veten”, deklaroi Hysaj i cili është ende në kërkim të golit të parë në Serie A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *