Holanda mposht Belgjikën dhe kalon në finalet e Ligës së Kombeve

Holanda e ka siguruar kalimin për në fazën e “Play-Off”-it në Ligën e Kombeve.

Kombëtarja holandeze shënoi fitore sonte ndaj Belgjikës, në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në Grupin 4 të Ligës A.

“Tulipanët” shënuan fitore minimale 1:0. Ndeshja u zhvilluar në “Johan Cruijff ArenA”.

Golin e vetëm dhe të fitores për vendasit e shënoi Virgil van Dijk në minutën e 73-të.

Kështu, Holanda e mbylli fazën e grupeve me 16 pikë në pozitën e parë, kurse Belgjika e dyta me 10 pikë.

Holandezët do të marrin pjesë në “Play-Off”, kurse belgët duhet të pajtohen me faktin se do të jenë pjesë e Ligës A edhe në edicionin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *