Holanda ‘bindëse’ ndaj Gjeorgjisë, Anglia fiton me vështirësi

Holanda ka fituar me lehtësi ndaj Gjeorgjisë me rezultat 3-0.

Për “Tulipanët” shënuan, Depay, Weghorst dhe Gravenberch.

Depay realizoi nga penalltia në minutën e 10’të të takimit.

Ndërsa Weghorst dhe Gravenberch shënuan në pjesën e dytë të duelit.

Weghorst në minutën e 55’të dhe Gravenberch në minutën e 76’të shënuan për rezultatin final të kësaj sfide (3-0).

Kurse Anglia ka arritur një fitore me rezultat minimal ndaj Rumanisë.

Golin e vetëm në këtë ballafaqim e shënoi, Marcus Rashford nga pika e bardhë në minutën e 68’të.

Rast për të dyfishuar epërsinë pati, Jordan Henderson, i cili gaboi nga pika e bardhë saktësisht 10 minuta pas golit të shënuar nga Rashford.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *