Hazard kthehet pas 82 ditësh

Pas 82 ditësh, Hazard është ftuar nga Zidane dhe është gati për lojë

Eden Hazard ka lënë prapa dëmtimin e pësuar në nëntor të vitit 2019.

Ai zyrtarisht është gati për lojë, Zinedine Zidane e ka ftuar për sfidën me Celta Vigon që do të zhvillohet të dielën mbrëma nga ora 21:00.

Jashtë kanë mbetur Rodrygo, James, Lucas, Nacho dhe Brahim.

Më poshtë keni listën prej 19 futbollistëve të ftuar për ndeshjen me Celtën, e vlefshme për xhiron e 24 në La Liga.

Portierë: Courtois, Areola y Toni Fuidias.

Mbrojtës: Carvajal, Militão, Ramos, Varane, Marcelo dhe Mendy.

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde e Isco.

Sulmues: Hazard, Benzema, Bale, Jović dhe Vinicius Jr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *