Ylli i Bayer Leverkusen, Kai Havertz ka kërkuar nga klubi të largohet, derisa Chelsea është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro.
21-vjeçari pas një super sezoni në Bundesligë ka fituar vëmendjen e shumë gjigantëve evropianë dhe mospjesëmarrja në Ligën e Kampionëve ka bërë që të dëshirojë sfidën e radhës.
Sipas Bild, “Blutë” janë duke prirë garën për gjermanin, ngase janë i vetmi klub i cili mund t’i përmbushë kushtet e vendosura të Leverkusen.
Chelsea thuhet se do paguajë 70 milionë euro plus 30 milionë euro bonuse.
Havertz do jetë i hapur për kalimin në “Stamford Bridge”, vetëm nëse Chelsea arrin të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.