Kombëtarja e Shqipërisë është mundur 0-2 nga Anglia në takimin kualifikues për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, të zhvilluar sot në “Air Albania Stadium”.
Harry Kane, i cili shënoi golin e parë për Anglinë u shpreh se Shqipëria ishte një kundërshtar shumë i vështirë, ku ndeshja mund të kishte përfunduar edhe ndryshe.
“Ishte ndeshje shumë e vështirë, sidomos në pjesën e parë, ne kishim probleme në sulm, pas golit ne kontrolluan mirë lojën. Respekte për Shqipërinë se luajtën shumë mirë, sidomos në dhjetë minutat e fundit, ku mund të kishin shënuar gol”.
I pyetur se çfarë note do t’i jepte Shqipërisë, Harry Kane, deklaroi se ndeshja mund të shkonte ndryshe por nuk dha një numër.
“Ata (Shqipëria) ishin një ekip i vështirë, mund të shkonte rezultati ndryshe, nuk mund të jap një numër nga 1-10. Ishte e vështirë të gjendën hapësirat, por patëm mundësi dhe mbajtën portën e paprekur” – përfundoi ai.
Shqipëria mbetet në vendin e dytë në grup me tri pikë, teksa Anglia është në vendin e parë me gjashtë pikë të grumbulluara nga dy takimet e para.