“Tigrat e Zi” nga Drenasi kanë dalur kundër vendimeve të fundit të kryesisë së klubit.
Sipas tifozëve të Feronikelit, skuadra tashmë veç se ka shkarkuar zëvendëstrajnerin dhe trajnerin e portierëve.
E kjo është pikërisht arsyeja që tifozët kanë reaguar në drejtim të klubit.
Ata vlerësojnë kontributin e dyshës, teksa kërkojnë nga kryesia që të shkarkojë Gjon Balajn i cili është duke e shkatërruar klubin sipas tyre.
Gjithashtu tifozët kanë shprehur respektin e tyre për Presidentin e klubit, Naser Ramajn.