Kosova është mposhtur 3-1 nga Spanja në ‘La Cartuja’ të Sevillës, sfidë që u zhvillua në kuadër të Grupit B kualifikues për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Dardanët s’mundën t’i rezistojnë sulmeve të vazhdueshme të vendasve, duke pranuar tre gola në ‘La Cartuja’.
Për Spanjën realizuan Dani Olmo, Ferran Torres dhe Gerrard Moreno, derisa për Kosovën shënoi një gol të bukur Besar Halimi, raporton Gazeta Express.
Pas ndeshjes, për Super Sport ka folur lojtari që shënoi golin e vetëm të Kosovës, Besar Halimi.
“Jam shumë i lumtur që kam shënuar atë gol, që i kam dhënë pak shpresë të gjithë. Por jemi të dëshpëruar sepse ato 5 minuta pas golit kishim më shumë presa, por Spanja është nivel shumë më lart dhe ishte e vështirë. Të gjithë tifozët duhet të jenë me neve dhe na japin forcë për në të ardhmen”.
“Shumicën e ndeshjeve i kam luajtur në atë pozicion si sonte dhe unë besoj që gjithmonë e jap maksimumin, kam fituar edhe topa në pjesën e parë, por me Spanjën është e vështirë dhe çdo lojtar i këtij pozicioni do ta kishte pasur të vështirë”.
“Problemi është se në përgjithësi te goli i parë spanjollët na zurën shumë keq dhe ishte shumë e vështirë”.
Kosova tani gjendet e fundit në Grupin B me zero pikë.
Spanja prin me 7 pikë, e ndjekur nga Suedia me 6 pikë, Greqia e treta me 2 pikë dhe Gjeorgjia para Kosovës me një pikë pas tri ndeshjeve.
Besar Halimi with sensational goal against Spain.#espKOS | [via @xhemajl_rexha]pic.twitter.com/C2XUzVhQ6y
— Kosovan Football ?? | ? (@kosovanfooty_EN) March 31, 2021