Hadërgjonaj me mesazh motivues para takimit ndaj Maqedonisë së Veriut

Ka filluar numërimi mbrapsht për ndeshjen historike të Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut, dhe rrjedhimisht emocionet sa vijnë e rriten më shumë.

Përveç tifozëve, edhe lojtarët do të kenë një peshë të madhe nga emocionet, pasi si për ta, është hera e parë që kanë mundësi ta kualifikojnë Kombëtaren e Kosovës në një turne madhor (Evropian) brenda pak këtyre viteve që nga anëtarësimi në organizatat më të mëdha të futbollit.

Njëri nga ta është edhe mbrojtësi Florent Hadërgjonaj, i cili përmes një postimi në Facebook ka treguar se është mëse gati për sfidën e së enjtes.

”Jemi gati për të dhënë gjithçka nga vetja për Kosovën”, ka shkruar mbrojtësi i Kasimpasa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *