Erling Braut Haaland e ka shënuar het-trikun e parë për Norvegjinë, duke i ndihmuar ekipit të vet kombëtar ta mposhtë bindshëm 4:0 Rumaninë në Ligën e Kombeve.
Sulmuesi i Borussia Dortmundit ishte në formë shkatërruese dhe e kaloi ekipin vendas në epërsi pas vetëm 15 minutave, transmeton GE.
Norvegjia e dyfishoi epërsinë pak para përfundimit të pjesës së parë falë golit të Alexander Sorloth.
Haaland shënoi edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, duke e çuar në gjashtë numrin e golave në po aq ndeshje për Norvegjinë.
Norvegjia tani është lidere e Grupit 1 në Ligën B.