Pep Guardiola e ka paralajmëruar presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, të mos e drejtojë gishtin kah Manchester City në lidhje me pezullimin nga garat evropiane për dy vjet që UEFA ia shqiptoi javën e kaluar.
I pyetur rreth qëndrimit të presidentit të ish-klubit të tij për këtë çështje, Trajneri i City Guardiola sugjeroi se edhe klubet e tjera në Evropë kanë probleme potenciale, transmeton Gazeta Express.
Barcelona e kishte përshëndetur vendimin e UEFA-s për ta ndëshkuar Cityn me mospjesëmarrje në garat e saj dhe me një gjobë 30 milionë euro.
Duke reaguar ndaj qëndrimit të ish-klubit, Guardiola tha: “I them presidentit të Barcelonës, na lë të apelojmë. Ne besojmë se jemi të drejtë dhe do të ankohemi ndaj atij vendimi”.
“Mos flisni shumë, Barcelona, mos flisni shumë. Sepse të gjithë janë të përfshirë në situata të tilla nganjëherë”, shtoi ai.
“Ama ne do të ankohemi dhe shpresoj se do të luajmë kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve sërish”, theksoi ai.