Griezmann është zyrtarisht në shitje, por me çfarë çmimi? RAC1 e zbulon

“Pa ofertën e duhur, Griezmann do të qëndrojë te Barcelona”.

Por cili është çmimi i duhur për sulmuesin francez? RAC1 e zbulon atë sot: Grizou madje mund të largohej për 50 milionë euro, më pak se gjysma e asaj që ishte paguar dy vjet më parë.

Një shifër që tregon edhe një herë vështirësitë e klubit katalanas, duke kërkuar para për të financuar ndonjë operacion tjetër të ardhurash dhe për t’i dhënë oksigjen arkës.

Por kush mund të jetë vërtet i interesuar për Griezmann? Me synimin e City për të blerë Harry Kane dhe Chelsea duke tentuar Romelu Lukaku, vetëm Atletico Madrid do të mbetej.

Klubi nga kryeqyteti nuk e ka braktisur objektivin por është duke pritur ditët e fundit të merkatos për ta gjetur veten në një pozitë të fortë dhe për të shpenzuar sa më pak.

Ndoshta duke riinvestuar ato miliona që mund të vijnë nga shitja e Saul.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *