Greqia mposht Belgjikën dhe lë të hapur mundësinë që Kosova të vazhdojë tutje në Kampionatin Botëror të Hendbollit

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është ende në garë për të kaluar në fazën e dytë të kualifikimeve për Botërorin 2023.

Të enjten është luajtur ndeshja mes Greqisë dhe Belgjikës, ndërsa fitore kanë shënuar grekët me rezultat 42:24. Ky rezultat e lë në garë Kosovën për pozitën e dytë, që siguron avancimin tutje.

Pas pesë xhirove, në grupin e parë udhëheq Greqia me 10 pikë. Turqia është e dyta me 4 pikë, ndërsa Kosova e Belgjika i kanë nga 3 pikë.

Të shtunën me fillim nga ora 20:15, Kosova luan në udhëtim ndaj Belgjikës. Ndërsa ndeshja Turqi – Greqi është të dielën. Kosovës i duhet fitorja për të mbetur në garë. Dhe për kualifikim, pos fitores i duhet që Greqia ta mposhtë Turqinë.

Të mërkurën Kosova fitoi 26:24 ndaj Turqisë ndërsa po vijon përgatitjet për sfidën me Belgjikën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *