Golden Eagle Ylli prezantin trajnerin e njohur turk

Golden Eagle Ylli ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur turk, Fatih Emre Gezer.

Kështu ka bërë të ditur klubi me anë të një komunikate për shtyp që e ka botuar në orët e vonshme të natës.

Fatih është i njohur si njëri prej trajnerëve më të mirë në Turqi.

Ai në karrirën e tij ka drejtuar disa skuadra në disa shtete, derisa ishte ndihmës trajner i ekipit Pertevniyal Istanbul për periudhën 2011-2015.

Ne periudhën 2014-2016 ai ishte asistenti i parë për ekipin e mirënjohur turk Anadolu Efes, ekip me të cilin arriti në finale të Superligës turke (2015/2016), Top 8 në Euroleague (2015) si dhe ishte fitues i kupës 2015.

Në periudhën 2016-2017 karrierën e vazhdoj në Gjermani si asistent i parë në ekipin e njohur gjerman Alba Berlin me te cilin arriti në finale të Kupës Gjermane 2016 dhe top16 në EuroCup(2016)

https://www.facebook.com/1461990387413982/posts/2863745737238433?sfns=mo

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *