Gjyqtari nga Kosova ishte asistent në ndeshjen e mbrëmshme në Ligën e Kampionëve, këto janë fjalët e tij

Juventusi triumfoi me shumë vështirësi mbrëmë në Ligën e Kampionëve kundër Zenitit.

“Zonja e Vjetër” fitoi në Rusi falë golit të vetëm të shënuar nga Kulusevski katër minuta para fundit të kohës së rregullt të takimit.

Gjyqtari nga Kosova, Bekim Zogaj ishte njëri nga gjyqtarët e kësaj sfide të zhvilluar në “Gazprom Arena”.

Zogaj që jeton dhe vepron si gjyqtar në Zvicër përmes rrjeteve sociale ka shkruar se ndarja e drejtësisë në këtë sfidë ishte eksperiencë e shkëlqyeshme për të.

“Përsëri një eksperiencë e shkëlqyeshme”, ka shkruar Zogaj duke ndarë me ndjekësit edhe një fotografi në stadium.

Zogaj edhe më parë si gjyqtar ka ndarë drejtësinë në takimet ndërkombëtare në kompeticionet madhore të UEFA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *