Juventusi triumfoi me shumë vështirësi mbrëmë në Ligën e Kampionëve kundër Zenitit.
“Zonja e Vjetër” fitoi në Rusi falë golit të vetëm të shënuar nga Kulusevski katër minuta para fundit të kohës së rregullt të takimit.
Gjyqtari nga Kosova, Bekim Zogaj ishte njëri nga gjyqtarët e kësaj sfide të zhvilluar në “Gazprom Arena”.
Zogaj që jeton dhe vepron si gjyqtar në Zvicër përmes rrjeteve sociale ka shkruar se ndarja e drejtësisë në këtë sfidë ishte eksperiencë e shkëlqyeshme për të.
“Përsëri një eksperiencë e shkëlqyeshme”, ka shkruar Zogaj duke ndarë me ndjekësit edhe një fotografi në stadium.
Zogaj edhe më parë si gjyqtar ka ndarë drejtësinë në takimet ndërkombëtare në kompeticionet madhore të UEFA-s.