Gjyqtari nga Kosova delegohet nga UEFA për ndeshjen Brugge – Paris Saint-Germain në Champions

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka deleguar gjyqtarët për ndeshjet e rrethit të parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kësisoj, gjyqtari që ka prejardhje nga Kosova, Bekim Zogaj është deleguar në ndeshjen ndërmjet Club Brugges dhe Paris Saint-Germainit.

Zogaj do të jetë gjyqtar anësor në ndeshjen që i takon grupit A të ligës më prestigjioze evropiane.

Kujtojmë se Zogaj jeton dhe vepron në Zvicër, ndërsa tash e një kohë delegohet në ndeshje të mëdha evropiane.

Ndeshja do të luhet të mërkurën nga ora 21:00 në Belgjikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *